Çështja ‘Beleri’/ Çollaku: Shqipëria është përballë një shantazhi nacionalist me retorikë evropiane, duhet të jemi të unifikuar

schedule15:48 - 21 Gusht, 2023

schedule 15:48 - 21 Gusht, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar sërish lidhur me çështjen ‘Beleri’ dhe ndikimin në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti shprehet se vendi ndodhet përballë një shantazhi nacionalist, ndaj të cilit duhet të jemi të unifikuar.

”Do te luftoj cdo dite e cdo ore ne Shqiperi per te permbysur qeverine e Edi Rames. Por sot Shqiperia eshte qartesisht perballe nje shantazhi nacionalist te mbuluar me retorike europiane. Perballe shantazheve te tilla shqiptaret duhet te jene te unifikuar,dhe Kosova ne krah te Shqiperise…edhe Albini”, shkruan Çollaku.

Një ditë më parë, në një intervistë për ABC Neës, Çollaku u shpreh se çështja ‘Beleri’ nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai theksoi se përgjegjësia kryesore mbi kandidimin e Belerit në Himarë bie mbi Sali Berishën ndërsa e cilësoi veprimin e tij si antihistorik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!