Çështja “Babale”, shtyhet sërish seanca ndaj Ervin Salianjit

schedule09:49 - 30 Janar, 2023

schedule 09:49 - 30 Janar, 2023

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur shtyrjen e seancës ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjii për çështjen tashmë të njohur në publik si “Babalja”. Shkak për këtë është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjykuese, ndërsa Gjykata e Apelit thotë se seanca e radhës do të mbahet më 13 shkurt.

“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se: Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.  Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem. Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet.  Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet”, thuhet në njoftim/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!