“Ç’është kjo skuadër m**i?!”, goli i pësuar tërbon kapitenin e Napolit

schedule12:44 - 4 Mars, 2021

schedule 12:44 - 4 Mars, 2021

Sassuolo-Napoli ishte ndeshja më e bukur e javës së 25-të në Serie A. Takimi përfundoi në barazim 3-3, përballje ku u akorduan tre penallti: dy për vendasit dhe një për skuadrën e Gattusos.

Minutat e fundit ishin drithëruese. Lorenzo Insigng ktheu në gol një penallti në minutën e 89-të dhe kaloi Napolin në avantazh, por në minutën e pestë shtesë erdhi penalltia për Sassuolon, që gjeti golin e barazimit.

Një gjë e tillë ka acaruar keq kapitenin e Napolit. Goli i pësuar në sekondat e fundit nuk është pritur mirë nga sulmuesi Insigne. “Ç’është ky ekip m**i“, u shpreh ylli i Napolit, i cili hodhi një shishe dhe shkelmoi tabelat e sponsorëve në hyrje të dhomave të zhveshjes.

Për ta qetësuar disa mendoi trajneri Gennaro Gattuso. Ndërkohë, klubi i Napolit ndodhet zyrtarisht në heshtje shtypi. Objektivi është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Napoli, ku luajnë edhe dyshja Hysaj-Rrahmani, renditet përkohësisht në vend të gjashtë me 44 pikë, pesë pikë më pak se Atalanta e vendit të katërt, që ka luajtur një ndeshje më shumë. /abcnews.al