“Ç’është kjo përgjumje e trajnerit? Barcelona po na acaron me këto lloj humbjesh”

schedule19:58 - 10 Janar, 2020

schedule 19:58 - 10 Janar, 2020

Mosarritja në finalen e Superkupës së Spanjës është përjetuar keq në kampin e Barcelonës. Ekipi i Ernesto Valverdes u mposht 3-2 nga Atletico Madrid dhe përgjumja e ekipit në momente të caktuara të lojës i shqetëson të gjithë.

Rreth kësaj situate ka folur Rivaldo për Mundo Deportivo. Braziliani, i cili luajti 5 sezone te Barcelona (1997-2002) dhe fitoi “Topin e Artë” në vitin 1999, analizon gjithçka me detaje, kritikon trajnerin dhe tregon problemin e madh të Barcelonës.

Barcelona nuk mund t’ia lejojë vetës të vazhdojë të humbasë në këtë mënyrë. Nuk do të befasohesha aspak nëse drejtuesit vendosin të shkarkojnë trajnerin, tani ose në fund të sezonit. Një trajner nuk mund të jetë kaq pasiv në ndeshje, por duhet të dallojë se çfarë nuk funksionon dhe të zgjidhë problemet.

Katalanasit nuk mund të vazhdojnë të flenë gjumë në ndeshje të rëndësishme, është zhgënjyese dhe acaruese diçka e tillë. Shihni Simeone, ai i ulërin gjithmonë lojtarëve të tij. Kjo gjë i motivon dhe i shtyn të japin më shumë. Ndoshta kjo është ajo që i mungon Barcelonës në këto momente“, përfundon Rivaldo.

 

Rivaldo, fitues i Topit të Artë me Barcelonën

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!