Tifozët e Manchester City nuk e kanë pritur mirë uniformën e re për sezonin e ardhshëm. Për fat të mirë, bëhet fjalë për fanellën e tretë, që është zbuluar nga Footy Headlines.
Kampionët e Anglisë e kanë shfryrë fantazinë te fanella e tretë. E bardha dhe ngjyra blu janë përdorur, aty ku mbizotëron mozaiku i formave të ndryshme. Pak a shumë si pizhame, kjo ka qenë fjala më e përdorur nga tifozët e Cityt.
“Sa pak kreativitet, ne jemi të çmendur“, shkruan një tifoz, ndërsa një tjetër ka një mesazh për trajnerin Guardiola: “Pep, thuaj diçka, gjithçka e ka një limit“. /abcnews.al