Certifikata vaksinimi false po shiten në rrjetet sociale në Mbretërinë e Bashkuar

schedule05:19 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 05:19 - 21 Dhjetor, 2021

Falsifikatorët e certifikatave të vaksinimit po kontaktojnë qytetarët britanikë në Facebook dhe në rrjete të tjera sociale raporton “BBC”. Qytetarët nuk mund të hyjnë në disa vende dhe nuk mund të udhëtojnë jashtë shtetit në Mbretërinë e Bashkuar pa vërtetuar që janë vaksinuar. Falsifikatorët nëpërmjet postimeve në rrjetin social po u reklamojnë personave të pavaksinuar certifikata vaksinimi.

Facebook deklaroi, që do të heqë këto postime në momentin që do t’i gjejë. Qeveria britanike vendosi hyrjen nëpërmjet certifikatës së vaksinimit nëpër objekte të ndryshme pas përhapjes së shpejtë të variantit Omicron. Drejtuesi i një firme që heton krimin kibernetik Jonathan Benton deklaroi se ata kanë gjetur prova që në internet po shiten certifikata vaksinimi.

Benton mendon që grupet kriminale po shesin certifikatat e vaksinimit në tregun e zi të internetit nëpërmjet rrjetit “Dark Web” dhe rrjeteve sociale. Një zëdhënës i qeverisë deklaroi, që mashtrimi është krim dhe që pajisja me një certifikatë vaksinimi false rrezikon jetën e të tjerëve dhe përdorimi i saj dënohet me një gjobë prej 10,000 paundësh. / abcnews.al