Busti i Skënderbeut në Budapest, Rama: Hoqëm barrierat për lëvizjen me Hungarinë

schedule17:53 - 8 Qershor, 2021

schedule 17:53 - 8 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Hungaria se kanë rënë dakord me kryeministrin Viktor Orban për heqjen e barrierave të lëvizjes për shkak të koronavirusit duke arritur marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së vaksinimit.

Ne sot ramë dakord që të heqim barrierat për lëvizjen kështu që nuk ka problem” tha Edi Rama, i cili shtoi se ka një fluks të qytetarëve hungarezë që vizitojnë Shqipërinë dhe që rritet cdo vit.

Edi Rama njoftoi gjithashtu se në Budapest pas pak javësh, do të vendoset mes parkut qendror të kryeqytetit të Hungarisë, busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Shqipëria i ka hapur kufijtë për të gjithë që duan që të vizitojnë vendin tonë për sezonin turistik, ndërsa tashmë pas paktit për certifikatën e vaksinimit, të njëjtën gjë pritet që të bëjë edhe Hungaria, theksojmë që bëhet fjalë për qytetarët që janë vaksinuar.

Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!