Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ceremonia në Presidencë/ Rama: Mbrëmja kuqezi organizuar si asnjëherë më parë, me praninë kuptimplotë të presidentes Osmanit

schedule22:04 - 28 Nëntor, 2025

schedule 22:04 - 28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një mesazh për Mbrëmjen Tradicionale Kuqezi të Ditës së Pavarësisë, e cila u zhvillua sonte dhe, sipas tij, ishte “e organizuar bukur si asnjëherë”.

Rama theksoi se aktiviteti u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj, ndërsa kishte edhe praninë “kuptimplotë” të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ngjarja është një ndër ceremonitë kryesore që shënojnë festimet e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës.” , shkruan Rama.   / abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!