Për ish kryeministrin Fatos Nano, pritet të ketë ceremoni zyrtare dhe të mbahen homazhe në nderim të tij, pas ndarjes nga jeta.
Ndërkaq, pritet vendimi i qeverisë për të caktuar ditën e homazheve.
“Do të ketë ceremoni të posaçme për të nderuar kontributin që Fatos Nano ka dhënë në politikën shqiptare. Do përcaktohet dita kur do të mbahen homazhet. Dita kur do të zhvillohen homazhet, do të jetë edhe ditë zie kombëtare. Nga informacionet që ne kemi, pritet që ceremonia të zhvillohet ditën e diel.”, raportoi ndër të tjera, gazetarja Greta Bullari.
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, pas problemeve kronike respiratore. Ai ishte i shtruar në spital që prej 8 tetorit./abcnews.al

