Të mërkurën dhe të enjten do të luhen edhe ndeshjet e kthimit të çerekinaleve të Kupës së Shqipërisë. Ka pësuar një ndryshim në orarin e njërës sfidë.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Flamurtarit e parashikuar të luhet në orën 16:45 ditën e enjte, do të luhet po të enjten në orën 13:45.
3 ndeshjet e tjera do të jenë sipas orarit të parashikuar. Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeut në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndërsa ditën e enjte do të luhen edhe dy sfidat e tjera, Laçi dhe Egnatia ora 13:45 në stadiumin e Laçit, ndërsa vëmendjen do ë marrë derbi mes Partizanit dhe Dinamos që do të zhvillohet në “Air Albania” ora 19:45. /f.a/abcnews.al