Champions League u njoh me çiftet çerekfinaliste pak më parë, ku kishte përballje tepër të bukura dhe interesante.
Pasi u mësuan sfidat e Champions League, në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çiftet çerekfinaliste të Europa League.
Këto çerekfinale do të luhen më datë 13 dhe 20 prill, ndërsa gjysmëfinalet më 11 dhe 18 maj. Finalja e madhe në Budapest do të luhet më 31 maj.
Gjysmëfinalja e parë do të ketë në përballje fituesin e sfidës Juventus-Sporting dhe Manchester United-Sevilla, ndërsa gjysmëfinalja e dytë do të jetë fituesi i sfidëns Feyernoord-Roma dhe Leverkusen-Union SG./ h.ll/abcnews.al
Ndeshjet e çerekfinaleve:
Manchester United-Sevilla
Juventus-Sporting
Bayer Leverkusen-Union SG
Feyenoord-Roma