Çerekfinalet e Botërorit, turneu hyn në fazën e “zjarrtë”/ Tahiri: Gërshetimi i lojtarëve me eksperiencë me lojtarët e ri, ide fantastike

schedule23:49 - 4 Korrik, 2025

schedule 23:49 - 4 Korrik, 2025

Në emisionin “Botërori i Vogël” në ABC News, u diskutua për çerekfinalet e botërorit, sfidat që priten më tej. Po ashtu, u diskutua për gjysmë-finalistët e parë, ku brazilianët mundën 2-1 Al Hilal.

Nga ana e tij, trajneri Ermal Tahiri u shpreh se gërshetimi i lojtarëve me eksperiencë me lojtarët e rinj është një ide që ka rezultuar sipas tij shumë pozitive.

“Janë dy ekipe shumë të forta. Gërshetimi i lojtarëve me eksperiencë me lojtarët e ri është shumë fantastike”, tha Tahiri.

Në komentin e tij,  trajneri Ledio Pano tha se Al Hilal tha se në fushë u duk sikur ishin të barabartë, por sipas tij nuk ishte plotësisht.

“Në letër nuk ishte i barabartë sepse Al Hilal ishte pak më favorit, por në fushë u duk që ishin të barabartë”, tha trajneri Ledio.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!