CEO-s së Bayern i “mungon” Lewandowski: Në përballjen ndaj City pamë një sulmues në fushë, por ai nuk luante për ne

schedule11:58 - 21 Prill, 2023

schedule 11:58 - 21 Prill, 2023

Bayern Munich dështoi totalisht në çerek-finalet e UEFA Champions League, me “bavarezët” që u mundën me rezultatin e përgjithshëm 4 me 1, nga “qytetarët” e Manchester City, në përballje ku padyshim u vu re “mangësia” e madhe që gjermanët kanë në majën e sulmit.

Për këtë temë foli dhe CEO i klubit nga Mynihu, ish-portieri legjendar, Oliver Kahn, i cili ironizoi haptazi paaftësinë e sulmit gjerman për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa theskoi dhe boshllëkun e madh që “bomberi” polak, Robert Lewandowski ka lënë pas largimit verën e shkuar.

“Ne pamë një sulmues, por, për fat të keq, ai nuk luajti për ne. Nuk ka shumë numër nëntë si Robert Leëandoëski”,- u shpreh Kahn në fjalën e tij.

Ish-portieri u duk qartazi se po flite për “robotin” e Manchester City, Erling Haaland, ku pas këtij krahasimi vihet akoma dhe më shumë në dukje nevoja e madhe që “bavarezët” kanë për një sulmues pykë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!