Prej kohësh ishte kthyer në një objektiv të “kuqezinjve” të Milan, në merkaton e dimrit, por mesa duket transferimi është larg. Bëhet fjalë për autorin e 19 golave e 2 asistimeve në këtë sezon të gjermanëve, të Stuttgart, Serhou Guirassy, me këtë të fundit që vështirë të lëshohet nga klubi i Bundesliga-s, në këtë pikë të sezonit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe CEO i klubit, Alexander Wehrle, i cili në një prononcim të tijin, të kryer së fundmi për mediat gjermane është foksuar në të ardhmen e “bomberit” nga Guinea, teksa sipas tij i vetmi opsion që sheh për 27-vjeçarin, në këtë merkato dimrit është qëndrimi në Stuttgart, duke tronditur jo pak “kuqezinjtë” e Milan.
“Ai zgjodhi të vijë tek ne pavarësisht se klubet e tjera i ofruan më shumë. Ai ndihet mirë këtu dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me shokët e tij të skuadrës. A do të qëndrojë ai? Nuk shoh ndonjë shenjë tjetër përveç asaj të qëndrimit të tij”,- u shpreh në deklaratën e ti “numri 1” i Stuttgart, duke “blinduar” haptazi “surprizën” e këtij edicioni të kampionatit gjerman. /i.m /abcnews.al