CEO i Randstad: Nëse inteligjenca artificiale ndikon në punën tuaj, atëherë paga juaj mund të rritet

schedule17:04 - 10 Janar, 2024

schedule 17:04 - 10 Janar, 2024

Bumi i inteligjencës artificiale ka shkaktuar shqetësime dhe polemika rreth punësimit, duke ngritur frikën se do të zëvendësojë vendet e punës ose do të ndikojë në pagë, pasi ai thjeshton proceset dhe kërkon një nivel më të ulët të aftësive nga punëtorët.

Por nëse puna juaj ndikohet nga inteligjenca artificiale, paga juaj në fakt mund të rritet,” tha Sander van’t Noordende, CEO i firmës së kërkimit të talenteve Randstad, në një intervistë për CNBC.

Si një CEO që ka inkorporuar inteligjencën artificiale në punë në një mënyrë që e bën jetën e punëtorëve më të lehtë, ai tha se pronarët e kompanive do të “paguajnë [stafin] më shumë për të bërë një punë që shton edhe më shumë vlerë.

Zhvillimi i AI mund t’i ndihmojë punëtorët të përdorin kohën e tyre në mënyrë më produktive dhe në një mënyrë më efikase për kompanitë, theksoi Noordende.

“Inteligjenca artificiale rrit produktivitetin, ju ndihmon të bëni punë më të mirë dhe më të shpejtë, kështu që mund të kaloni më shumë kohë me klientët, me kolegët, të futeni në fusha të reja, kështu që të lironi kohë për të bërë gjëra më me vlerë”, shpjegoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!