Shqipëria do të ndërtojë një central për ruajtjen e energjisë elektrike që do prodhohet nga burime të ndryshme. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se ky projekt pritet të kapë një vlerë prej 1.7 miliard eurosh.
“Bëhet fjalë për një projekt, i cili përvec faktit që është një investim prej 1.7 miliardë euro, nga ana tjetër është një projekt që sjell një inovacion që kur të vihet në jetë mund të kthehet në një shembull të mirë për t’u marrë edhe nga aktorët e tjerë të prodhimit hidro, sic po bën KESH-i në këto momente dhe sigurisht Shqipëria do të jetë ndër vendet e para që do të aplikojë pampiking sistem’
Po ashtu në fokus mbetet edhe ndërhyrja në rrjetin e trasmetimit të energjisë sidomos në ato që lidhet me Italinë.
“Ndërlidhja mes Shqipërisë dhe Italisë, tashmë një plan që ka filluar të vihet në jetë duke qenë se i kemi hedhur hapat e para, sa i përket marrëveshjes trepalëshe mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara, si investitorë potenciale I kësaj linje. Duke I dhënë kështu sistemit elektroenergjitik shqiptar një tjetër component shumë të rëndësishëm”
Ministrja Balluku tha se synim mbetet edhe rritja e industrisë përpunuese të mineraleve si dhe ngritja e kapaciteteve njerëzore për këtë sektor. Në vitin 2030 Shqipëria synon të transformohet në një eksportuese neto e energjisë elektrike./abcnews.al