Gazeta ruse, Novaya, redaktori i të cilës, Dmitry Muratov u nderua vitin e kaluar me çmimin Nobel për Paqen , ka thënë se do të pezullojë aktivitetin e saj deri në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Ky hap vjen pasi gazeta mori një paralajmërim të dytë zyrtar nga mbikëqyrësi shtetëror rus i komunikimit, Roskomnadzor.
Sipas rregullatorit gabimi i gazetës ishte se dështoi të cilësonte siç duhej “agjentët e huaj” në një artikull.
“Ne morëm një paralajmërim tjetër nga Roskomnadzor. Pas kësaj, ne do të pushojmë së publikuari në internet ashtu në shtyp deri në fund të ‘operacionit special në territorin e Ukrainës’”, thuhet në një postim të gazetës në Telegram.
Rusia ka shtuar sulmet ndaj medieve të pavarura dhe shoqërisë civile që kur nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt.
Medieve u ndalohet të raportojnë çdo lajm, përveç burimeve zyrtare të qeverisë, me redaktorët dhe mediat që mund të jenë përgjegjës për deri në 15 vjet burg për shkeljen e rregullave të reja./abcnews.al/

