Censi i popullsisë dhe i banesave, Dhuli: Kërkojmë ndërgjegjësim nga qytetarët, do të ketë edhe penalitete

schedule14:09 - 18 Shtator, 2023

schedule 14:09 - 18 Shtator, 2023

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli në një konferencë për mediat këtë të hënë ka dhënë detaje në lidhje me nisjen e censit të popullsisë.

Dhuli është shprehur se është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm dhe tu përgjigjen pyetjeve të formularit për censin e popullsisë dhe të pronës pasi nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të ndëshkohen.

Ajo ka thënë se anketuesit do jenë në terren edhe pasdite, me qëllim që të takohen edhe me ata qytetarë që paradite kanë qenë në punë.

“Deri tani referuar sistemit, procesi po shkon mirë. Janë regjistruar pjesa më e madhe e anketuesve. 1500 intervista janë në proces, janë përfunduar rreth 800 pyetësorë. Procesi është dinamik dhe po shkon sipas pritshmërive, intervistat do vazhdojnë edhe pasdite për të mundësuar takimin me qytetarët që kanë qenë në punë. INSTAT do japë informacion mbi ecurinë. Ftojmë çdo individ t’i kushtojë disa minuta procesit të numërimit duke bashkëpunuar me anketuesit pasi censusi është një e mirë publike në të mirë çdo qytetari”, ëhtë shprehur Dhuli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!