Censi, Bullgaria: Faleminderit!/ Ambasadori Kirov: Minoriteti bullgar numëron 7057 banorë

schedule15:53 - 29 Qershor, 2024

schedule 15:53 - 29 Qershor, 2024

Censi 2023 ka ndihmuar edhe komunitetin bullgar në Shqipëri. Nga qyteti i Kukësit, ku mori pjesë në një aktivitet për ekzaminimin falas shëndetësor për banorët e këtij qyteti nga mjekë bullgar, Ambasadori i Bullgarisë në vendin Ivaylo Kirov tha se ky proces krijoi kushte harmonike që  edhe banorët me origjinë bullgare të shprehnin lirshëm vendimin e tyre.

“Për rezultatet e censit dua të falenderojë qeverinë shqiptare që krijoi kushte harmonike për të realizuar këtë proçes ku njerëzit ishin të lirë të merrnin vendimin e tyre.Nëse qeveria shqiptare nuk do ti krijonte këto kushte që banorët me orgjinë bullgare të shprehnin lirshëm verdiktin e tyre nuk do të kishim këto shifra që kemi sot.Dhe këtu ka banorë nga pakica bullgare dhe theksojmë që këtu pakica bullgare ndjehet si në shtëpinë e tyre. Sinqerisht jemi shumë të suprizuar nga rezultatet.Faleminderit që na krijuat kushte për këtë. Përfaqësuesit e pakicës bullgare janë shtetas shqiptarë dhe do të kontribuojnë për shtetin shqiptar. Bullgaria nuk ka asnjë pretendim. Shqipëria është vendi më miqësorë dhe mikëpritës për Bullgarinë dhe Ballkanin.”, tha ambasadori bullgar në Shqipëri

Për herë të parë është matur edhe minoriteti bullgar në shifrat 7057 bullgarë.

Por, kjo shifër e lartë e minoritetit bullgar krahasur me atë maqedonas, ka sjellë akuza për manipulim të të dhënave të Censit nga Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian.

Lidhur më këtë ambasadori Kirov tha se censi si qëllim kishte jo të ndajë njerëzit ndërsa rezultatet politike I jep çdo kush sipas interesit politik të tyre.

“Censi ka si qëllim jo të ndajë njerëzit. Kjo është një nga arsyet që shteti shqiptar bën negociata me Be. Dje ambasadori I Be paraqiti rezultatet e censit. Është shumë e rëndësishme që shteti shqiptar të tregojë numrin e popullsisë, numrin e banesave sepse mbi bazën e këtyre të dhënave do të jetë ndarja e përfaqësueseve shqiptarë në Be dhe të adhuruat që mund të thithë Shqipëria nga fondet e Be. Duhet të theksojë që Censi në Shqipëri është mbikëqyrur nga përfaqësues të Be dhe shteteve të tjera të interesuara. Rezultatet janë pranuar nga të gjithë. Ishte totalisht i qartë. Rezultatet politike i jep çdo kush sipas interesit politik të tyre”, shtoi ambasadori.

Referuar të dhënave të Censit, pas shqiptarëve minoriteti grek ka rezultuar më i madhi në Shqipëri me 23 mijë e 400 anëtarë ndjekur nga Egjyptianët,romët dhe bullgarët.

/abcnews.al