Censi 2023/ Sejdarasi: U vlerësua nga ekspertët ndërkombëtarë. Nga këto të dhëna, duhet të hartohen politika të rëndësishme

schedule14:33 - 28 Qershor, 2024

schedule 14:33 - 28 Qershor, 2024

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi thotë se nga të dhënat e censit duhet të hartohen politika të rëndësishme Në një intervistë për “Money Report” me gazetaren Genta Dobra, duke folur për të dhënat e censit, ai u shpreh se procesi u vlerësua shumë mirë nga ekspertët ndërkombëtarë.

“Nga ky skanim me shifra kemi mundësi që të bëjmë analiza që duhen patur në konsideratë për të hartuar politika të ndryshme që janë të rëndësishme. Autoritetet duhet të marrin në konsideratë këta tregues. Deri në fund të nëntorit do të kemi një set të jashtëzakonshëm të dhënash që do të shoqërohen me një cens tjetër për bujqësinë. Politikbërësit, që nga ata që hartojnë vendimet, janë të detyruar që t’ju referohen këtyre treguesve për të hartuar politika zhvillimi. Nëse kemi lëvizje demografike të rëndësishme, duhet të orientojmë politikat drejt këtij fenomeni. Ky set të dhënash duhet të shpie të ardhura në atë destinacion ku ndodhet popullsia, tregtia. Është standarti i OKB-së“, u shpreh Sejdarasi.

Duke u ndalur te plakja e popullsisë, ai tha se “është një dukuri evropiane dhe më gjerë por është e rëndësishme që të diskutohen politikat që duhet të ndiqen për të siguruar që nga kjo plakje e popullisë të kemi mundësinë të gjejmë fuqinë punëtore”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!