Cënon lirinë, OSBE i kërkon qeverisë shqiptare të rishikojë projektligjin për median

schedule13:52 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 13:52 - 9 Dhjetor, 2019

Përfaqësuesi i Lirisë së Mediave të OSBE-së Harlem Désir i ka bërë kërkesë qeverisë shqiptare për përmirësim të ligjeve mbi median online në Shqipëri.

Désir i kërkon Qeverisë së Shqipërisë rishikim për ndryshimet më të fundit në Ligjin për Media Audiovizuale në Shqipëri dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike.

Kjo analizë ligjore është pjesë e një procesi të gjatë konsultimi midis Zyrës së Përfaqësuesit dhe qeverisë gjatë hartimit të legjislacionit.

“Unë vlerësoj bashkëpunimin e gjatë dhe konstruktiv që kemi krijuar me autoritetet e Shqipërisë gjatë procesit të hartimit të ndryshimeve të reja të ligjit për median audiovizive,” tha Désir.

Përfaqësuesi vuri në dukje se versionet e fundit të draftit përmbajnë gjithashtu një formulim të ri të dispozitave që përcaktojnë objektin dhe fushën e ligjit.

“Ishte gjithashtu e rëndësishme të sigurohej që agjensia rregullatore, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), nuk do të ketë të njëjtat kompetenca për përmbajtjen e publikimit në internet si kompetencat e gjera që ka aktualisht në sistemet e transmetimit “, thuhet në deklaratë./abcnews.al