“Celulari të vret”. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Bardh a Zi” në fokus ishin aksidentet rrugore, shkaqet që kemi kaq shumë, cili është burimi dhe si duhet t’i parandalojmë.
Gjatë emisionit për të ilustruar pasojat që sjell celulari në timon, “Bardh a Zi” publikoi një video të një aksidenti të ndodhur në Shkodër, ku një i moshuar u përplas nga një makinë.
93-vjeçari po kalonte rrugën në momentin kur një “Benz” e përplas dhe e hedh në ajër. Mitat Tola, shefi i Sektorit të Policisë Rrugore tha se nga hetimet rezultoi se drejtuesi i makinës nuk e pa të moshuarin pasi po shikonte celularin gjatë kohës që po i jepte makinës./ db/ Abcnews.al