Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Celularë në burgun e politikanëve/ Kontrolle në Durrës. Gjenden 5 telefonë në dushe

schedule11:29 - 25 Tetor, 2025

schedule 11:29 - 25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit.

Në ambjentet e brendshme të burgut ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur disa politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë kriminale mësynë dhjetëra efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Burime thonë për ABC News se po zhvillohen kontrolle në disa dhoma dhe ambjente të përbashkëta, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefona apo sende të tjera të ndaluara.

Pas kontrolleve në disa qeli dhe në mjediset e përbashkëta  u gjetën pesë celularë të markës iphone. Sendet e ndaluara ishin fshehur në dyert e dusheve në  katin e tretë  të godinës A.

Policia dyshon se ato i përkasin tre të dënuarve, Flamur Kapri, Aldo Prifti , Vladimir Ibrushi.

Ndërkohë ka nisur hetimi  për  zbulimin e personave përgjegjës dhe mënyrën sesi sendet e ndaluar janë futur në burgun e Durrësit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!