Celtic “mbyll” kampionatin 4 javë para fundit, “të gjelbrit” e Glasgosut sigurojnë titullin kampion

schedule18:23 - 7 Maj, 2023

schedule 18:23 - 7 Maj, 2023

Për të 53-tën herë në historin e klubit dhe për të 11-tën herë në 12 vitet e fundit, skocezët e Celtit kanë arritu të fitojnë titullin kampion në Skoci, pas fitores 0 me 2, në fushën e Hearts mesditën e sotme.

Dy gola një nga Kyogo Furuhashi, që shënoi ditën e sotme të 24-tin sezonal dhe një nga Oh Hyeron-Gyu “hipotekoi” fitoren e skocezëve, në “Tynecastle Park” dikur i dhuruar kështu titullin kampion 4 javë para fundit, me Rangers e vendit të dytë që është 15 pikë larg kampionëve.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi nëse Celtic do të fitojë katër ndeshjet e mbetura, do të eklipsojnë rekordin prej 106 pikësh të vendosur në sezonin 2016-2017 nën drejtimin e Brendan Rodgers.

Tanimë, gjithçka e mbetur për Celtic këtë sezon është finalja e Kupës së Skocisë ndaj Iverness, ndeshje e cila do të zhvillohet në qershor, me “jeshilët” nga Glasgou që do të kenë mundësi të arrijën “tripletën” vendase, pas fitimit të Kupës së Ligës në shkurt dhe fitimit të Kampionatit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!