Celine Dionit nuk i ndahen problemet, pasi u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë, i biri fiksohet pas kazinove

schedule08:19 - 3 Korrik, 2023

schedule 08:19 - 3 Korrik, 2023

Disa muaj më parë u bë e ditur se Celine Dion u diagnostikua me një gjendje të rrallë dhe të rëndë neurologjike, e cila gradualisht çon në ngurtësi të plotë. Kjo është “Sindroma e Personit të Ngurtësuar” (SPS), e cila tashmë e ka vështirësuar ndjeshëm jetën e përditshme të interpretuesit, me kriza epileptike dhe vështirësi në lëvizje.

Krahas problemit të rëndë shëndetësor, i cili e ka detyruar të anulojë çdo paraqitje apo koncert profesional, performueses legjendare i duhet të përballet edhe me një problem tjetër të rëndësishëm, që ka të bëjë me djalin e saj.

22-vjeçari René-Charles është djali i madh i Dionit dhe u bë i pavarur nga nëna e tij në një moshë të re. Ai kohët e fundit u transferua në periferi të Las Vegas në një apartament në qendër të qytetit pranë kazinove me të dashurën e tij, Angélique Weckenmann.

Ky vendim i Renesë ka zhgënjyer veçanërisht nënën e tij, siç raportojnë mediat e huaja, ndërsa duket se Celine nuk është plotësisht dakord me zgjedhjet e djalit të saj. Sipas Closer-it, Dion e ka inat ndikimin e të dashurës së re te René-Charles, pasi e ka kthyer të birin në një parazit.

Varësia e djalit 22-vjeçar të Celine Dion

René-Charles u shfaq në një foto promovuese për një turne pokeri ndërsa po luftonte me varësinë nga kumari. I veshur me një gjerdan Louis Vuitton me monogram rreth qafës dhe një kapele, djali i Celine Dion dukej gati për një lojë tjetër fati ku luhen miliona.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fabien RICHARD (@aucoeurdevegas)

Në të kaluarën, GALA franceze i referohej edhe varësisë së babait të René-Charles. Bashkëshorti i Dionit ishte po aq i varur nga lojërat e fatit dhe disa herë këngëtares iu desh të shlyente borxhet e të shoqit.

“Në një moment Rene mori vendimin të qëndronte në Caesar Palace për të negociuar borxhet e tij”, thonë autorët e biografisë kushtuar Dionit. Dhe ata shtojnë: “Disa nga këto borxhe u shlyen kur Celine ra dakord të zgjaste kontratën e saj me Cezar“.

Historia duket se po përsëritet pasi sipas Closer, René-Charles po shpenzon edhe shuma të çmendura për lojërat e fatit, por edhe vizitat e tij në kazino Vegas po bëhen gjithnjë e më të shpeshta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!