Celine Dion kundër Trump: Përdori këngën time pa autorizim në fushatë

schedule11:18 - 11 Gusht, 2024

schedule 11:18 - 11 Gusht, 2024

Megaylli kanadez Celine Dion protestoi për shkak se fushata e kandidatit republikan Donald Trump po përdor pa autorizim hitin e saj botëror “My Heart Will Go On” nga filmi i famshëm “Titanic”. Celine Dion dhe labeli i saj, Sony Music Entertainment Canada, protestuan kundër “përdorimit të paautorizuar të videos, performancës muzikore dhe imazhit të Celine Dion duke kënduar hitin gjatë një mitingu të fushatës për Donald Trump dhe kandidatin e tij për zëvendëspresident JD Vance në Montana” të premten.

“Ky përdorim apo ndonjë përdorim i ngjashëm nuk miratohet as nga Celine Dion”, ka shkruar ekipi i saj në llogarinë e këngëtares në Instagram.

Dion, e cila vuan nga sindroma e ngurtësisë (SRS) dhe nuk ka kënduar live që nga viti 2020, hapi Olimpiadën më 26 korrik në Paris duke kënduar “Hymn of Love” të Edith Piaf nga kati i parë i Kullës Eiffel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!