Celine Dion është gati të rrëfejë gjithçka për shëndetin e saj

schedule15:59 - 24 Maj, 2024

schedule 15:59 - 24 Maj, 2024

Një trailer emocionues u publikua nga Amazon MGM me rastin e publikimit të dokumentarit ‘I Am: Celine Dion’. Në të, Celine Dion është gati të flasë hapur për aventurën e saj shëndetësore dhe sindromën e ‘personit të ngurtë’ nga e cila vuan prej disa kohësh.

Problemi shëndetësor i këngëtares u bë më i njohur kur në dhjetor 2022 ajo njoftoi shtyrjen e një pjese të turneut të saj evropian. Celine Dion ka zbuluar se ka pasur një çrregullim neurologjik që i shkakton asaj kriza dhe ndikon në aftësinë e saj për të ecur dhe për të përdorur kordat e saj vokale, për të kënduar ashtu siç bënte dikur.

Në ‘I Am: Celine Dion’ ne shohim materiale arkivore dhe prapaskenë nga e gjithë karriera e saj muzikore si dhe intervista të reja me të në të cilat ajo përshkruan aventurën e saj. Në një moment të rrëfimit, Celine Dion shpërthen në lot ndërsa kujton sfidat me të cilat është dashur të përballet për shkak të shëndetit të saj.

“Nuk është e vështirë të bësh një koncert, e di. Është e vështirë të anulosh një koncert”, shprehet ajo në trailer. “Punoj shumë çdo ditë. Por duhet të pranoj, është një betejë. Më mungon shumë skena. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, unë do të zvarritem nuk do të ndalem”.

I Am: Celine Dion do të jetë në dispozicion të publikut në Prime Video nga 25 qershori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!