Celibashi vendosi ta lërë në fletën e votimit, PD ankimon vendimin për Qerim Ismailajn

schedule11:08 - 18 Prill, 2023

schedule 11:08 - 18 Prill, 2023

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi ditën e shtunë të lërë në fletën e votimit Qerim Ismailajn, kandidatin e PS për bashkinë e Mallakastër dhe paralelisht ta dërgonte për hetim të thelluar në Prokurori.

Partia Demokratike pretendon se Ismailaj nuk duhet të jetë kandidat për shkak të problemeve që sipas tyre ka me ligjin dhe kërkon çregjistrimin e tij.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i KAS, i cili duhet thënë se ka qenë pro vendimeve të kërkuara nga Partia Socialiste.

 

ANKIM

Shfuqizimin e vendimit nr.366, datë 15.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike dhe verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues Z.Qerim Ismailaj, kandidat për Kryetar të Bashkisë Mallakastër i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Ndalimin e kandidimit për Kandidatat për Kryetar Bashkie të Mallakastrës shtetasit Qerim Ismail Ismailaj të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!