Celibashi: Njerëzit e paautorizuar apo që kanë votuar të largohen nga qendra e votimit, ndryshe të mbajnë përgjegjësi

schedule13:56 - 14 Maj, 2023

schedule 13:56 - 14 Maj, 2023

Kryetari i Komisionit Qendror, Ilirjan Celibashi në deklaratën e tij për mediat për të dhënë një panoramë në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor sesi ka ecur deri më tani është shprehur se përveç disa problemeve gjërat kanë qenë të menaxhueshme.

Celibashi ka komentuar dhe raportimet e bëra nga Durrësi dhe nga Tiranë për prani të personave të paautorizuar nëpër disa qendra votimi.

Ai është shprehur se çdo person që ka votuar dhe është i paautorizuar për të qëndruar aty duhet që të largohet, ndryshe të mbajë përgjegjësi.

Prania e personave të personave të pa autorizuar e cilësojmë si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj autoritetet duke filluar nga policia ta adresojnë si shqetësim dhe të merren masat përkatëse. Është e papranueshmë që qytetarët që nuk kanë lidhje me votimin apo me qendrat e votimit duhet që të braktisin, nëse refuzojnë ti përgjigjen këtij urdhri do të mbajë përgjegjësi. Kush ka votuar largohet”, ka thënë Celibashi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!