Me publikimin e dekretit të Presidentit 9 nëntorit në Fletoren Zyrtare, Celibashi është vendosur në lëvizje. Kreu i KQZ propozon vetëm 1 javë fushatë për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera.
Në projektvendimin e Celibashit, është caktuar data 1 nëntor si celje e fushatës dhe 7 nëntori si përmbyllje e saj. 8 heshtje, dhe 9 votim.
Partitë politike kanë kohë deri në datën 11 tetor për tu regjistruar në zgjedhje, kurse koalicionet jo më vonë se 16 tetori. Dokumentet e kandidimit deri më 19 tetor. Pra ndryshe nga PS, Partia Demokratike e cila ende nuk e ka një kandidat, falë këtij projektvendimi, ka kohë edhe 2 javë e gjysëm për ta gjetur një të tillë.
Sic ndodh rëndom, ka dhe shtyrje. Por kësaj radhe KQZ i jep afat vetëm 24 orë, pra deri në datën 20.
Në lupë do të jenë edhe institucionet. Nga data 11 tetor deri në 9 nëntor, si bashkitë dhe të gjitha institucionet publike duhet të raportojnë prane KQZ mbi veprimtaritë e tyre.
Mediat do të jenë nën vëzhgim nga ora 8 e mëngjesit deri në 12 të natës në periudhën e fushatës. Kurse sondazhet do të lejohen deri në tre ditë para ditës së zgjedhjeve.
Por nga gjithë këto, punën e para e nis Gjendja Civile, e cila duhet të hartojë listat e zgjedhëve jo më vonë se data 6 tetor.
Nga ana tjetër brenda 2 javëve të para të tetorit, partitë politike do të duhet të caktojnë dhe vëzhguesit, anëtarët e në qendrat e votimit dhe KZAZ.
Ky draft do i kalojë për miratim Komisionit Rregullator, për të celur këto këto zgjedhje të parakohshme lokale, në të cilat kanë të drejtë të votojnë 1 milion e 222 mijë e 502 qytetarë shqiptarë, ose mbi 1/3 e popullsisë së Shqipërisë.
/ abcnews.al /

