Celibashi “fal” PD për votat e Greqisë/ Blendi Klosi: Absurditet, vendim që nuk ka logjikë

schedule02:39 - 12 Maj, 2025

schedule 02:39 - 12 Maj, 2025

Drejtuesi politik i PS në Dibër, Blendi Klosi  e cilëson absurditet vendimin e KQZ, që pranoi kërkesën e PD, duke lënë mënjanë numërimin e votave të diasporës shqiptare në Greqi.

Në një intervistë për ABC News, Klosi u shpreh se ky vendim nuk ka logjikë.

Sipas Klosit, PD duhet ta pranojë humbjen në këto zgjedhje.

“Kjo është një absurditet tjetër, nuk ka logjikë. Shpresoj shumë që mem kalimin e pak orëve, kur të kuptohet thellë diferenca, në diasporë do jemi shumë të fortë. Kur PD ta pranojë humbjen, këto gjëra do shkojnë në normalitet. Nuk ka sistem që ndryshon rezultatin e votimit. Momente të caktuara janë për t’u diskutuar. Çdo bllokim, pengesë, krijon tension. Këto tensione janë të pavlefshme. pse do duhet të krijohet tensione, kur fletët janë në kuti”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!