Celibashi dhe Gajda firmosin rekomandimet për parandalimin e gjuhës së urrejtjes në fushatë

schedule14:42 - 25 Janar, 2021

schedule 14:42 - 25 Janar, 2021

Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda nënshkruan sot rekomandimet e përbashkëta për parandalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore 2021.

Celibashi dhe Gajda rekomandojnë që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, në programet dhe fushatat e tyre, të refuzojnë, të përdorin apo të mbështesin një gjuhë e cila mund të arrijë të konsiderohet gjuhë urrejtje.

Subjektet zgjedhore, sipas tyre,  duhet të refuzojnë, të përdorin gjuhë diskriminuese ose të propozojnë politika dhe ligje diskriminuese.

Rekomandohet po ashtu që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, të trajtojnë me përgjegjshmëri dhe në mënyrë të drejtë temat e ndjeshme në lidhje me grupet e përcaktuara nga karakteristika të përbashkëta dhe personale të mbrojtura, për të shmangur stigmatizimin e tyre.

Gjithashtu, sipas rekomandimeve, partitë politike duhet të marrin në konsideratë zbatimin e praktikave dhe politikave për të arritur në listat e tyre zgjedhore një përfaqësim i cili pasqyron diversitetin e njerëzve në shoqëri, në të gjitha nivelet, madje edhe në rastet kur mungon një detyrim i shprehur ligjor për ta bërë një gjë të tillë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkuan bashkëpunimin e organeve mediatike për të refuzuar mbështetjen e partive politike apo kandidatëve që përdorin gjuhë urrejtjeje dhe diskriminuese. /abcnews.al/