Çelhaka “qan” mungesën e tifozëve: Derbi i Shqipërisë s’ka kuptim pa ta

schedule15:32 - 7 Nëntor, 2019

schedule 15:32 - 7 Nëntor, 2019

Jurgen Çelhaka po merr minuta te Tirana dhe është i lumtur. Mesfushori i talentuar ka dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes kundër Vllaznisë. 18-vjeçari “qan” mungesën e tifozëve, por beson se ekipi do të vijë në rritje, duke nisur nga ndeshja e nesërme kundër ekipit shkodran.

“Patjetër është një eksperiencë e re për mua këtë sezon, pasi vjet nuk kam marrë pothuajse aspak minuta. Këtë vit jam ndjerë shumë mirë. Besoj se kam bërë edhe ndeshje të mira. Dua të vazhdoj kështu dhe të marr sa më shumë minuta”.

Konkurrenca? E vërtetë që e kam fituar, por edhe ata më kanë ndihmuar shumë. Nuk duhet të kënaqem me veten. Duhet t’ia lëmë kohës për të parë a e kam fituar apo jo”.

“Mendoj se kemi pasur mundësi të mira për të mbyllur ndeshjet me Flamurtarin dhe Teutën. Po e mbylle ndeshjen, kundërshtari dorëzohet kurse ne na forcohet ana psikologjike”.

“Edhe me profesor Ardin kam qenë shumë mirë, po ashtu edhe me Ahmatajn. Më jep shumë besim dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.

Mungesa e tifozëve? Do ndikojnë shumë, ata janë të shumtë në numër. Është një mungesë e madhe, pasi Tirana-Vllaznia është derbi i Shqipërisë. Mendoj se do të jetë një minus për ne. Do punojmë fort që ta fitojmë ndeshjen”.

“Nuk mendoj se kemi pasur ndonjë ngërç psikologjik. Edhe fati nuk ka qenë me ne dhe shpresojmë të përmirësohemi në vazhdim”, përfundon Jurgen Çelhaka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!