Çelet sezoni turistik në Tepelenë

schedule14:37 - 25 Maj, 2019

schedule 14:37 - 25 Maj, 2019

Në Tepelenë është çelur sezoni turistik me panaire dhe ekspozita kushtuar Ali Pasheë Tepelenës. Ndërsa shtëpia e Ali Pashës do të restaurohet për tu kthyer në një destinacion turistik.

Në javën kushtuar Ali Pashë Tepelenës është hapur zyrtarisht sezoni turistik në Tepelenë.

Aktiviteti vjen si risi për herë të dytë. Në panair u prezantuan produktet tradicionale të kulinarisë, historisë dhe  folklorit.

“Me ndërthurjen e historisë dhe bukurive natyrore qe ofron ky qytet nxitet turizmi”, deklaroi kryebashkiaku.

Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dha kontributin e saj me ekspozitën kushtuar figurës madhore të Ali Pashës. Drejtori Ardit Bido tha se Shtëpia e Ali Pashë Tepelenës do të restaurohet për ta kthyer në destinacion turistik.

“Në besojmë se këtë pasuri kombëtare, në këtë rast Ali Pashë Tepelena, duhet ta sjellim më afër qytetarëve”, tha Bido

Organizimet për çeljen e sezonit zgjatën dy dite./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!