Një ekspozitë “Fragmente të historisë së Shtetit Shqiptar përmes kartëmonedhave shqiptare” u hap në ambjentet e teatrit Skampa në Elbasan. Përmes një koleksioni të rrallë kartëmonedhash shqiptare, koleksioni Julian Demeti, synon të informojë publikun e gjerë mbi vlerat historike, kulturore dhe numizmatike të ilustruara në kartëmonedhat shqiptare. Ky koleksion u shoqërua edhe me objekte mbështetëse si kartolina, gazeta e revista të kohës, duke ofruar një pasqyrim më të plotë të evoluimit kulturor dhe numizmatik ndër vite në Shqipëri. Në ditën e parë të kësaj ekspozite, ajo u vizitua nga emra të njohur të Elbasanit, studiues, pedagogë, politikanë, njerëz të artit e kulturës të cilët shprehën vlerësimet e tyre për këtë koleksion të veçantë.
Çelet në teatrin “Skampa” ekspozita për historinë e kartmonedhës shqiptare
schedule11:38 - 1 Nëntor, 2017
schedule 11:38 - 1 Nëntor, 2017