Në prag të festës së Pavarësisë, nëntori e gjen Vlorën të mbushur me aktivitete të ndryshme. Edicioni i 6-të i “Ekspozitës së grupit Muri” sjell 30 punime ne pikturë, skulpturë, karikaturë dhe qeramikë nga 12 artistë të zhanreve të ndryshme.
Mjeshtri vlonjat dhe shqiptar i karikaturës, Arben Meksi tregon të veçantat e grupit “Muri” dhe pse mbajnë këtë emër.
Ekspozita sjell gjithashtu vepra të reja dhe një evolucion të madh artistik duke e bërë edhe më interesante çdo punim të pasqyruar në Galerinë e Arteve në Vlorë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 12 nëntor, ndërsa do të pasohet nga të tjera aktivitete kulturore në Vlorë, që në nëntor kthehet në epiqendrën e festës se të gjithë shqiptarëve.