Çelet edicioni i 5-të i festivalit të filmit mjedisor

schedule22:40 - 24 Tetor, 2017

schedule 22:40 - 24 Tetor, 2017

Në Shqipëri do të ashpërsohen masat penale për ata që kryejnë krime kundër mjedisit. Ministri i Mjedisit dhe i Turizmit Blendi Klosi, duke folur në çelje të edicionit të pestë të Festivalit të Filmit Mjedisor të Shqipërisë, e vuri theksin në dy aspekte mjaft të rëndësishme të politikës mjedisore; ashpërsimi i ligjit për këdo që kryen një krim mjedisor dhe edukimi masiv i të rinjve për të përgatitur një shoqëri që të mbajë të pastër Shqipërinë.
Duke u ndalur konkretisht tek aksioni mbarëkombëtar “Për një Shqipëri të pastër” ministri Klosi ftoi qytetarët që të bashkohen në përpjekjet institucionale për të ndërtuar kulturën e mirëmbajtjes së mjedisit si pasuri e përbashkët.
Edicioni i pestë i Festivalit të Filmit Mjedisor të Shqipërisë mbahet në datat 24-28 tetor dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit ndaj mjedisit. Këtë vit marrin pjesë artistë nga Shqipëria dhe 30 vende të tjera me 58 filma që kanë në qendër mjedisin.