Çela në KLP: Vitin e kaluar, vakancat e prokurorëve arritën në 42%

schedule10:44 - 13 Prill, 2023

schedule 10:44 - 13 Prill, 2023

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë për veprimtarinë e punës së bërë gjatë vitit 2022. Prokurori Çela u shpreh se gjatë vitit të kaluar, ka pasur një vakancë prokurorësh deri në 42 përqind për shkak të vettingut, krahasuar me shifrat e 2019-ës.

“Përgjatë vitit 2022, për shkak të vakancave numri i përgjithshëm faktik i prokurorëve ka qenë 187 dhe në korrik me emërimin e 22 magjistratëve të rinj në fund të vitit ishte 202, tregues që evidenton se 134 deri 119 prokurorë i kanë munguar prokurorive me juridiksion të përgjithshëm ose me ulje në total deri në 8.7% të numrit të prokurorëve krahasuar me vitin 2021.

Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: -162 deri në 177 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 125 deri në 110 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave ose me ulje deri në 13,6 % krahasuar me vitin 2021; -16 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit ose 10 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave, dhe -9 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 8 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave, ose me diferenca në të njëjtat shifra në këto dy nivele krahasuar me vitin 2021. Ndërkohë, krahasuar me vitin 2019 shifra në ulje të numrin faktik në total është deri rreth 42 % e prokurorëve.”, tha ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!