Kastrioti u ndal në barazim pa gola me Partizanin në ndeshjen e javës së 17-të të Abissnet Superiores.
Një pikë që për krutanët vlen shumë në duelin e mbijetesës, por trajneri Emiliano Çela pretendoi më shumë në këtë ndeshje.
Pas ndeshje Çela u ndal edhe te arbitrimi për të cilin ka disa rezerva, ndërsa nuk nguroi të krahasonte skuadrën e tij me Egnatian dhe Skënderbeun, kundërshtarë për mbijetesën.
“Unë pres nga ekipi im që të përmirësohemi çdo ndeshje dhe të fillojmë të luajmë më mirë. Këtë ndeshje prisja më shumë, por kjo ishte edhe nga kundërshtari që tentoni gjithë kohës me goditje vertikale, u munduam që t’i ndalonim. U Kërkova gjatë pushimit lojtarëve që të kishin guxim të luanin. Punuam mirë në ato minuta, ndërsa në minutat e fundit erdhi si pasojë e presioni.
Unë mendoj se ne kemi më shumë cilësi se këto dy ekipe se Egnatia dhe Skënderbeu. Por e rëndësishme është që ne të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Kam disa situata që s’më pëlqyen gjatë arbitrimit, por do përmbahem në këtë çështje”, u shpreh Çela. /f.a/abcnews.al