Olsian Çela: Harta e re gjyqësore urgjente, amortizon mungesat, vakancat do shtohen

schedule14:03 - 15 Tetor, 2021

schedule 14:03 - 15 Tetor, 2021

Kryeprokurori Olsian Çela tha në një dalje për mediat se harta e re gjyqësore ka për qëllim të amortizojë vakancat e reja në sistem që sipas tij do të vazhdojnë të shtohen.

Ai u shpreh se një masë tjetër që duhet të merret për këtë problem, është edhe aspekti i funksionimit të shkollës së Magjistraturës që viti i tretë të kthehet në stazh profesional. Çela ndërkohë tha se janë 6 prokurorë që po inspektohen nga ILD.

“Ne patëm një takim dje. Ka qenë një shqetësim që e kam paraqitur edhe në takime të tjera për një hartë të re gjyqësore. Mendojmë që në një plan afatmesëm do arrijë të amortizojë vakancat në sistem.  Vakancat do të fillojnë të shtohen.

Masa do të merren edhe sa i përket funksionimit të shkollës së Magjistraturës së viti i tretë të kthehet në stazh profesional, si modeli i dikurshëm. Projekti i ri parashikon 12 gjykata dhe 12 prokurori të shkallës së parë. Prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes. Ne kemi kërkuar nga ILD inspektimin e 6 prokurorëve. Është çështje që i përket KLP dhe ILD”, u shpreh ai. m.v/Abcnews.al