Çekia zgjat kontrollet kufitare me Sllovakinë deri në shkurt

schedule12:51 - 4 Janar, 2024

schedule 12:51 - 4 Janar, 2024

Republika Çeke njoftoi se do të zgjasë kontrollet e përkohshme kufitare me Sllovakinë deri më 2 shkurt. Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan tha se kontrollet do të vazhdojnë pas takimit të kabinetit në Pragë.

Republika Çeke kërkon të luftojë emigracionin e paligjshëm dhe kontrabandën e njerëzve.  Të dy vendet i përkasin zonës Schengen, në të cilën supozohet të jetë i mundur udhëtimi pa pasaportë.

“Më shumë se 680 000 persoan tashmë janë kontrolluar që në fillim të tetorit”, tha Rakusan.

Më shumë se 1 100 persona ishin kthyer në kufi. 120 persona të tjerë u transferuan në Sllovaki si pjesë e një marrëveshje ripranimi. Deri më tani, 58 persona janë arrestuar për vepra të dyshuara të kontrabandës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!