Perëndimi duhet të përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë dhe të merret me një Rusi gjithnjë e më armiqësore, tha sot shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çeke, Karel Rehka.
Pasi disa zyrtarë ushtarakë perëndimorë shprehën shqetësimin se kundërofensiva e Ukrainës po përparaonte shumë ngadalë, Rehka tha në një intervistë se ai nuk ishte i pakënaqur me ritmin e përparimit.
“Kjo duket një ofensivë ushtarake,” tha ai, duke shtuar se nuk është si një film për Luftën e Dytë Botërore dhe se një kundërofensivë kërkon kohë.
/abcews.al