Opozita e ka vendin në parlament ka thënë kryetarit të Komisionit për Çështje Europiane të Dhomës së Deputetëve të Republikës Çeke pas një takimi me kryeparlamentarin Gramoz Ruci. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se djegia e mandateve rrezikon integrimin e Shqipërisë.
Çekia mbështet protestat, por jo brakstisjen e parlamentit. Është ky qëndrimi i kryetarit të Komisionit për Çështje Europiane të Dhomës së Deputetëve të Republikës Çeke, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla ky i fundit e konsideroi të pamenduar mirë hapin që hodhi opozita për djegien e mandateve veçanërisht në këtë moment të rëndësishëm për vendin.
Delegacioni i Komisionit për Çështje Europiane të Dhomës së Deputetëve të Republikës Çeke, është takuar edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. /abcnews.al

