Radhë të gjata në kufirin mes Gjermanisë dhe Republikës ceke për shkak të masave anti-covid dhe kushteve për të hyrë në territorin gjerman. Meqenëse republika ceke konsiderohet si një vend me rrezikshmëri të lartë, ata që do të duan të hyjnë në vend duhet të paraqesin një test negativ për Covid, çdo 48 orë. Dhe kjo përkthehet në qindra automjete të bllokuara.
Të gjithë ata që duhet të kalojnë nëpër këtë proces ankohen, pasi i duhet të qëndrojnë për një kohë të gjatë në të ftohtë, dhe nëse nuk kanë covid do të sëmuren nga diçka tjetër. Ka dhe nga ata që theksojnë se nëse kjo situatë do të vazhdojë, ata nuk do të punojnë më në Gjermani pasi nuk ia vlen: janë 4 testimne në javë dhe një pritje prej tre orësh, çdo herë.
Sipas të dhënave janë 35 deri në 60 mijë çekët të cilët shkojnë e vijnë rregullisht për punë në Gjermani./abcnews.al