Më datë 17 tetor, në kryeqytetin e Shqipërisë do të mbahet një protestë ndaj burgosjes së krerëve të UÇK të cilët prej 5 vitesh ndodhen në paraburgimin e Hagës.
Ish ambasadori Arbër Çejku tha për ‘Real Story’ se zemra e shqiptarisë është Shqipëria dhe se vendi ynë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rajon.
“Dy shtetet motra, do të thotë më mirë dy shtetet tona sepse ne diplomaci nuk thotë ndonjë gjë të madhe. Ne jemi këta që jemi sepse jemi pjesë e një padrejtësie historike, kemi njohur Kosovën, kemi dhënë kontribut për Malin e Zi. Shqipëria ka qenë kryesorja në pavarësinë e Malit të Zi. Kemi luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rajon, ama nuk mund ta mohojmë që zemra e shqiptarisë është Shqipëria. Kjo nuk mund të kompleksojë askënd.”
Gazetari Artur Nura komentoi për ‘Real Story’ zgjedhjet e fundit në Kosovë, ku tha që është pikënisja e fillimit të fundit të popularizmit të Kurtit. Më tej, Nura u shpreh se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme të cilat do t’i japin goditjen Albinit.
“Sipas meje, është fillimi i fundit të populizmit të Kurtit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo ka ardhur si një maturi e elektoratit, mos të na duket çudi që të shkojmë ën zgjedhje të parakohshme dhe të jetë goditje për Kurtin. Japin një kosto për Kosovën, marrëdhëniet me SHBA, sanksionet me Europën, fakti që nuk vjken
Jan të gjitha kosto të Kosovës, elektorati kosovar në zgjedhjet e parakohshme do t’i japë një përgjigje.” / abcnews.al /



