CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së

schedule17:51 - 16 Maj, 2024

schedule 17:51 - 16 Maj, 2024

Në Kotorr u mbajt Takimi Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”. Kjo ngjarje bëri bashkëliderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesit e organizatave të shumta dhe figura kyçe të përfshira në proceset e anëtarësimit në BE. Takimi u fokusua në diskutimin dhe zbatimin e dy shtyllave kryesore të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Danijela Gaçeviq, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Sekretariatit të CEFTA-s, mori pjesë në takim, ku nikoqir ishte kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq.

Zgjerimi i Tregut të Përbashkët Rajonal dhe qasja ehershme në tregun e vetëm të BE-së janë thelbësore për përshpejtimin si të progresit ekonomik të rajonit, ashtu edhe të procesit të anëtarësimit në BE, sipas Gaçeviç.

“Në diskutimet e sotme, kemi hulumtuar mënyra strategjike për të shfrytëzuar CEFTA-n dhe Tregun e Përbashkët Rajonal për të çuar përpara ambicien e rajonit për t’iu afruar Tregut të Vetëm të BE-së. Kjo përfshin adresimin e kohës së pritjes së kamionëve në vendkalimet me BE-në duke zgjeruar korridoret e gjelbra të CEFTA-TCT. Për më tepër, ne po avancojmë diskutimet mbi marrëveshjet e vlerësimit të konformitetit, të cilat mund të shihen si një heqje efektive e vizave për eksportin e produkteve tona industriale. CEFTA gjithashtu mbështet përpjekjet e rëndësishme për të mundësuar përdorimin rajonal të mjeteve elektronike të identifikimit dhe nënshkrimeve elektronike, si dhe lehtësimin e lëvizjes së ndihmës së shpejtë mjekësore”, deklaroi Gaçeviq.

Pas samiteve të frytshme në Shkup dhe Tiranë, liderët eBallkanit Perëndimor përkrahën Deklaratën, duke ritheksuar zotimin e tyre për zbatimin e plotë të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, dhe duke përcaktuar fushat prioritare për planin e ardhshëm. Kjo agjendë e re do të përqendrohet në përmirësimin e tregtisë duke lehtësuar lëvizjen e pakufizuar të mallrave dhe shërbimeve brenda CEFTA-s. Përveç kësaj, ai do të fokusohet në zhvillimin e kapitalit njerëzor, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe konkurrencës, si dhe avancimin e transformimit digjital.

Deklarata vlerësoi gjithashtu progresin e bërë në korridoret e gjelbra të CEFTA-TCT, ndërsa inkurajoipalët e CEFTA-s të finalizojnë negociatat mbi Protokollin Shtesë 7 për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve (AP7).

Gjatë takimit, Gaçeviq përsëriti përkushtimin e CEFTA-s për fuqizimin e ekonomive rajonale, promovimin e integrimit ekonomik, nxitjen e tregtisë, avancimin e digjitalizimit, dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Ajo konkludoi se CEFTA do të vazhdojë të avokojë për integrimin ekonomik dhe shërbimet e rajonit, në rrugën drejt BE-së.

Plani i Ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar së fundmi nga Komisioni Evropian, e njeh CEFTA-n si një mekanizëm kyç për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një nga shtyllat kryesore të Planit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!