Presidenti i UEFA-s pati një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, një takim që ka zgjatur 90 minuta.
Ceferin takohet kështu me kryeministrin për të diskutuar për finalen e madhe të UEFA Conferencë League që pritet të zhvillohet në Tiranë në stadiumin “Air Albania” më 25 maj. Një event ky që kërkon sigurinë maksimale për tu zhvilluar normalisht.
Duhet thëne se Armand Duka nuk ishte në takimin e Ceferin me kryeministrin Rama teksa në zyrat e reja të FSHF-së ishin të gjithë drejtuesit e federates në krah të Ceferin.
Ky i fundit mbylli vizitën në orën 18:00 por priten detaje më shumë se çfarë ka ndodhur larg kamerave në takimet kokë më kokë. /abcnews.al