Ceferin, rifillimi i futbollit, dhe Leo Messi tek Interi: Rrëfehet Moratti

schedule10:43 - 6 Prill, 2020

schedule 10:43 - 6 Prill, 2020

Masimo Moratti nuk u kursye aspak gjatë viteve që ishte president i Interit (1995-2013). 74-vjeçari mbetet një tifozi i zjarrtë i zikaltërve dhe në një prononcim për Radio Anch’Io Sport ka prekur shumë tema, duke nisur nga koronavirusi e duke përfunduar te Leo Messi.

SERIE A – “Nuk është gjëja më e mirë të flasim për rifillimin e kampionatit, njerëzit po përballen me një dramë. Nuk e di nëse futbolli mund të jetë një shpërqendrim apo një ngarkesë më e madhe. Duhet të mbrohen klubet e vogla, kanë nevojë për mbështetje”.

RIFILLIMI – “Gravina (presidenti i FIGC) ka të drejtë që përpiqet të parashikojë të gjitha problemet e mundshme në lidhje me mos mbarimin e sezonit. Sidoqoftë, duhet të kuptohet se po përjetojmë një moment ndryshimi. Unë nuk e di se çfarë detyrimesh ka, por Ceferin (kreu i UEFA-s) gjithashtu duhet të kuptojë se ai nuk mund të insistojë sikur përfundimi i sezonit është diçka normale. Ky normalitet nuk ekziston, unë kështu e mendoj”.

 

Lautaro Martinez dhe Leo Messi

 

RROGAT – ”Në kohën time kishte shumë lojtarë që duhet të ulnin rrogën e tyre, sidomos Recoba (qesh). Do të kërkoja një zgjidhje reale në këtë moment. Të gjithë këto ulje rrogash duhet të ndihmojnë punëtorët e klubeve dhe personat në nevojë. Më saktë, të gjithë ata njerëz që kanë mbetur pa rrogë”.

MESSI – “Nuk mendoj se Messi është ëndrra e ndaluar e Interit, nuk e besoj. Sigurisht që do duhej një sforco e klubit për të blerë Leon. Lautaro? Mendoj se është një djalë i mirë dhe e ka treguar se e do Interin. Duhet të kuptojmë nëse Lautaro do të jetë një nga ata lojtarë që mund të sakrifikohet ndoshta për Messin… “. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!