Ceferin për Benzema: Lojtari më i nënvlerësuar në histori, një sulmues i jashtëzakonshëm

schedule19:20 - 27 Maj, 2022

schedule 19:20 - 27 Maj, 2022

Në një intervistë për “AFP”, Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA, vlerësoi maksimalisht Benzema-në, i cili pati një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madrid.

“Ai është ndoshta qendërsulmuesi më i mirë në botë, por edhe lojtari më i nënvlerësuar në histori.

Ai ka qenë gjithmonë në hije nga lojtarët e tjerë. Por tani e kuptojmë se është i pabesueshëm. Ndonjëherë mendon se ai nuk mund të shënojë, por përherë shënon.”

Kështu është shprehur Ceferin për Benzema, një vlerësim i madh për një lojtar të madh./ h.ll/abcnews.al