Ceferin nuk ka rivalë në drejtimin e UEFA-s, Duka synon konfirmimin në Komitetin Ekzekutiv

schedule12:05 - 5 Prill, 2023

schedule 12:05 - 5 Prill, 2023

Aleksander Ceferin pritet të konfirmohet në krye të UEFA-s edhe për katër vite të tjera. Ceferin mban postin e presidentit që prej vitit 2016, ku dy vitet e para i kaloi në mandatin e Platini, pritet të fitojë edhe mandatin e dytë në krye të institucionit evropian të futbollit.

Kongresi i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit europian.

Ceferin nuk ka asnjë kandidat përballë, kështu që votimi për rizgjedhjen e tij është thjesht formalitet. Ndërkohë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka kandidon për postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kreu i futbollit shqiptar, synon mandatin e dytë deri në vitin 2027.

Komiteti përbëhet nga 9 anëtarë. Njëra është femër dhe ajo do të jetë Laura McAllister (Uells), ndërkohë që Hans-Joachim Watzke (Dortmund) është kandidati i vetëm për mandatin 2-vjeçar.

Armand Duka kandidon me dhjetë rivalët e mëposhtëm për shtatë vendet e tjera të lira në Komitetin Ekzekutiv./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!